Rebelët shiitë Huthë të Jemenit nisën sot një sulm të ri me dronë kundër objektivave në Izrael, njoftoi zëdhënësi Yahya Shari.
“Ne do të vazhdojmë operacionet tona ushtarake në mbështetje të palestinezëve derisa të ndalojnë sulmet izraelite në Gaza”, tha zëdhënësi i Huthit.
Ndërhyrja e Huthëve të Jemenit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit po ngre shqetësime për rrezikun e zjarrit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.