“Hup more bërllok”, Manja “përplaset” me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut: Gjakpërzier

schedule08:50 - 22 Maj, 2022

schedule 08:50 - 22 Maj, 2022

Një koment i një ndjekësi në rrjete sociale, ka bërë që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja të mos e kursejë në fjalë duke e quajtur edhe shqiptar gjakpërzier, për faktin se qytetari banon në Maqedoninë e Veriut.

“Hup more bërllok”, shkruan qytetari në një prej publikimeve të ministrit të Drejtësisë, ku ai flet për diskriminim dhe legalizimin e kanabisit.

Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje.

Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je , as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet !”, shkruan Manja në përgjigjen e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!