Hungaria nuk do të mbështesë paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nëse ato përfshijnë energjinë, sipas një deklaratë të një zyrtari qeveritar, shkruan The Guardian.
Ekzekutivi i BE-së propozoi të mërkurën një raund të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë vendosjen e një çmimi kufi për naftën ruse dhe vendosjen e kufizimeve të mëtejshme në tregtinë e teknologjisë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se sanksionet e reja kishin për qëllim të dënonin përshkallëzimin e luftës kundër Ukrainës. Ajo premtoi se BE-ja do të vendosë një kufi për çmimin e naftës ruse për të “ndihmuar në uljen e të ardhurave ruse dhe për të mbajtur tregun global të qëndrueshëm”.
“Hungaria ka bërë shumë përpjekje për të ruajtur unitetin europian, por nëse paketa e re përfshin energjinë, atëherë ne nuk mund dhe nuk do ta mbështesim atë. Ne do të presim për një listë përfundimtare, të plotë të sanksioneve dhe më pas mund të negociojmë për të.
Hungaria nuk mund të mbështesë sanksionet në lidhje me energjinë”.
/abcnews.al