Hungaria: Ndalimi i importeve të grurit nga Ukraina do të dëmtojë industrinë vendase

schedule11:51 - 21 Prill, 2023

schedule 11:51 - 21 Prill, 2023

Unioni hungarez i drithërave dhe ushqimit tha sot se kundërshton ndalimin e qeverisë për importet e drithërave dhe farave vajore nga Ukraina fqinje, duke shtuar se kufizimet do të dëmtojnë prodhuesit e ushqimit dhe përdoruesit industrialë në Hungari.

“Ne nuk jemi dakord me ndalimin e importeve të drithërave dhe farave vajore ukrainase, veçanërisht në një kohë kur ekspozimi ynë ndaj importeve të misrit është shumë i lartë.

“Kjo masë do të shkaktojë vështirësi të konsiderueshme për prodhuesit hungarezë të ushqimit të kafshëve dhe përdoruesit industrialë, gjë që do të prekë blegtorët dhe konsumatorët”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!