Hungaria mbështet vendimet e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule12:51 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:51 - 5 Korrik, 2023

Ministri hungarez i Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto deklaroi se do të mbështesin vendimet e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Duke shprehur se ministri i Jashtëm Hakan Fidan në ditët në vijim do të kontaktojë Suedinë, Szijjarto theksoi se janë konsultuar me homologun e tij Fidan për këtë çështje.

Ai gjithashtu vuri në dukje se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Ankaranë zyrtare ndërsa shtoi se qëndrimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancë ndryshon, Hungaria nuk do ta pengojë. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të luftës në Ukrianë.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill ndërsa Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për Suedinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!