Hungaria kundërshtoi sanksionimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, ambasadorët e BE-së mblidhen sot në Bruksel

schedule14:04 - 2 Qershor, 2022

schedule 14:04 - 2 Qershor, 2022

Lufta për të miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së vazhdon ende. Sot do të mbahet një tjetër takim mes ambasadorëve të 27 vendeve anëtare. Takimi do të fillojë në orën 15.00 dhe do të mbahet në Luksemburg, sipas BBC.

Pas një ngërçi mbremjen e djeshme për të miratuar zyrtarisht masat, diplomatët do të mblidhen ditën e sotme  për të diskutuar kundërshtimin e Hungarisë për sanksionimin e kreut të  Kishës Ortodokse Ruse dhe aleatit të Putinit, Patriarku Kirill.

Patriarku është një mbështetës i pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa në të njëjtën kohë pretendon se Rusia “asnjëherë nuk ka sulmuar askënd”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!