Hungaria kundër marrëveshjes së BE-së për emigracionin dhe azilin

schedule15:39 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:39 - 20 Dhjetor, 2023

Hungaria  dhe organizatat joqeveritare shprehën mospajtimin e tyre me marrëveshjen e arritur nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian për paktin e imigracionit dhe azilit.

Marrëveshja “do të shkaktojë më shumë viktima”, thanë organizatat joqeveritare në një deklaratë të përbashkët. Hungaria tha se kundërshton reformën e azilit, duke refuzuar të kontribuojë në mekanizmin e detyrueshëm të solidaritetit midis vendeve anëtare.

“Asnjë jetë nuk do të shpëtohet nga vendimi i sotëm. Kjo marrëveshje është një dështim historik dhe një haraç për palët e së djathtës evropiane,” thanë në një deklaratë të përbashkët më shumë se 15 OJQ.

Marrëveshja “historike”, siç u përshkrua nga BE-ja, e cila parashikon krijimin e qendrave të paraburgimit në kufi dhe përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duhet ende të marrë miratimin zyrtar të Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian.

“Me marrëveshjen e sotme, BE-ja ka humbur një mundësi të re. Kishte alternativa për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhet të krijohen rrugë të sigurta dhe ligjore për në Europë, duhet të krijohet një mision europian i kërkim-shpëtimit dhe duhet të sigurohet një shpërndarje e drejtë e azilkërkuesve, ndër vendet anëtare”, thuhet në deklaratë.

“Ne e refuzojmë me forcë këtë pakt të migracionit,” u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë kundër vullnetit tonë”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!