Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka refuzuar apelin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se kjo do të ishte kundër interesave të Hungarisë.
Kryeministri hungarez hodhi poshtë kërkesat e Zelenskyt në Këshillin Evropian, pasi sipas tij kërkesat e Ukrainës bien ndesh me interesat e Hungarisë.
“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejoj transferimin e armëve në Ukrainë,” tha ai.
Orban thotë se pakica etnike-hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgonte armë në Kiev.
Lexo edhe: Pushtimi i Ukrainës, Moska: Kemi përfunduar objektivat kryesore të fazës së parë
Hungaria, si vend anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, si dhe të lejojë kalimin e tyre në përmjetit territorit të saj.
Megjithatë, Hungaria ka lejuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas të hyjnë në territorin e saj që prej fillimit të luftës./abcnews.al/