Hungaria blen raketa amerikane

schedule22:18 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:18 - 12 Gusht, 2020

Hungaria së fundmi ka nënshkruar një deklaratë të synimit për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara për rreth 1 miliard dollarë. Ambasada e SHBA në Budapest e përshkroi marrëveshjen si “prokurimi më i madh i mbrojtjes hungareze nga SHBA deri më sot”.

Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë, një anëtar i NATO-s që nga viti 1999, deklaroi se marrëveshja përfshin blerjen e raketave ajër-ajër dhe tokë-ajër. Vitin e kaluar, kryeministri Viktor Orban zbuloi planet e qeverisë për të blerë armë amerikane dhe shtoi se “ndërtimi i një ushtrie moderne hungareze është duke u zhvilluar”.

Qeveria e Orban ka rritur shpenzimet vjetore të mbrojtjes që nga viti 2015, pas shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve në vitet pas Krizës Ekonomike Botërore të vitit 2008.

Në vitin 2014, anëtarët e NATO-s ranë dakord të rritnin gradualisht shpenzimet e mbrojtjes, në mënyrë që të arrinte nivelin e dy për qind të produktit të brendshëm bruto (GDP) në secilin vend deri në vitin 2024./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!