Hungaria bëri thirrje për një plan të ri veprimi për dhurimin dhe transplantimin e organeve

schedule17:44 - 10 Korrik, 2024

schedule 17:44 - 10 Korrik, 2024

Këtë të mërkurë, Hungaria bëri thirrje për një plan të ri veprimi të Bashkimit Evropian për dhurimin dhe transplantimin e organeve.

“Plani i veprimit i BE-së për dhurimin dhe transplantimin e organeve për periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 pati rezultate të rëndësishme, siç është rritja e numrit të dhurimeve me 21 për qind”, tha ministri hungarez i Shëndetësisë Peter Takacs përpara konferencës për dhurimin e organeve në Budapest dhe shtoi se pas skadimit të atij plani, imperativi për rinovimin e tij nuk ka qenë kurrë më i qartë.

Sipas tij, janë njëzet propozime se çfarë mund të përfshihet në planin e ardhshëm. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkëmbimit të ekspertizës dhe mbështetjes financiare për forcimin e programeve kombëtare.

Siç u tha, Shërbimi i Mbështetjes së Reformës Strukturore të BE-së mund të ofrojë këshilla të ekspertëve për riorganizimin dhe formën e duhur të investimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!