Sot në Hungari 8.3 milionë qytetarë votojnë për zgjedhjet parlamentare. Kryeministri populist Viktor Orban kërkon të fitojë mandatin e tij të tretë radhazi dhe të katërtin që nga 1998. Fushata e tij elektorale është zhvilluar me sulme kundër opozitës dhe veçarisht kundër pritjes së emigrantëve muslimanë. Orban ka theksuar se vetëm ai mund të jetë i aftë ta mbrojë vendin nga ky kërcënim. Ndërkohë, sondazhet duket se janë në favor të tij. Partia në pushtet kryeson me 40% të preferencave. Gjithashtu sondazhi tregon se shumë qytetarë përkrahin qëndrimin e tij se organizata e filantropit Xhorxh Soros po përgatit një lloj pushtimi të vendit me emigrantë. Kundërshtari kryesor i Orban është drejtuesi i koalicionit mes Socialistëve dhe ambjentalistëve, Gergely Karacsony./abcnews.al
Hungari, sot zgjedhjet parlamentare/Favorite partia e Orban
schedule12:54 - 8 Prill, 2018
schedule 12:54 - 8 Prill, 2018