Hundën ende me gjak, Sali Berisha flet pas sulmit: Asgjë në botë nuk na mposht

schedule12:37 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 12:37 - 6 Dhjetor, 2022

Menjëherë pasi u gjakos nga një grusht në fytyrë, Sali Berisha ka folur në podiumin e ngritur para protestuesve.

Berisha tha se asgjë në botë nuk do ta mposhtë atë dhe popullin opozitar. Sipas tij PD do të triumfojë, kundër një regjimi sipas tij kriminal

“Asgjë në botë nuk na mposht neve. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Ju që jeni sot këtu, sëbashku për të protestuar kundër regjimit të horrave kriminelëve. Deri në përjetë, popull protestues. Faleminderit shumë. “ tha Berisha.

/abcnews.al/