Chelsea vazhdoi ti zhgënjejë tifozët në shtëpi. Londinezët dolën pa asnjë pikë ditën e djeshme nga ‘Stamford Bridge’, pasi u mposhtën 0-2 nga Southampton. Trajneri i bluve, Frank Lampard, deklaroi pas ndeshjes se ekipi i tij duhet të tregohet më i kujdesshëm në shtëpi për të mos i lënë në baltë tifozët e tyre.
‘’Njerëzit vijnë këtu për të parë ekipin e tyre të zemrës. Ajo që ne dhamë sot në fushë nuk është maksimumi jonë. Duhet të paraqitemi më mirë dhe fitorja për ne këtu duhet të jetë detyrim. Fundja kjo është shtëpia jonë. Nësë këtu nuk ndihemi mire këtu, atëherë nuk kemi besim tek tifozët tanë,’’ deklaroi anglezi pas humbjes.
Londinezët në këtë sezon kanë arritur vetëm 4 fitore në shtëpi, një shifër shumë e vogël për një ekip që pretendon zonën europiane. Chelsea renditet në vendin e 4, por Tottenhami i Mourinhos është vetëm 3 pikë larg. Nëse blutë kërkojnë Championsin atëherë duhet të fillojnë dhe të fitojnë në ’Stamford Bridge’. /abcnews.al