Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbjet e mëdha në Ukrainë, Putin merr masat për rritjen e numrit e ushtarëve

schedule14:33 - 25 Gusht, 2022

schedule 14:33 - 25 Gusht, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për rritjen e përmasave të forcave të armatosura ruse me 137,000 ushtarë, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

Kjo rritje do të thotë se numri i forcave të armatosura do të shkojë nga 1.9 në 2.04 milionë ushtarë.

Dekreti, sipas të cilit personeli ushtarak me shtimin e 137,000 ushtarëve do të arrijë në 1.15 milion njerëz, do të hyjë në fuqi nga 1 janari.

Kujtojmë se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha, sipas raporteve të huaja, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!