Ish-ministri i Mbrojtjes, kolonel Dritan Demiraj ka deklaruar në “Real Story” se humbjet do të jenë të mëdha në luftën në Izrael, por kryeministri e ka marrë përsipër këtë rrezik.
Ai theksoi se pavarësisht se e njohin terrenin, vështirësitë do të jenë sepse veprojnë nga nëntoka dhe është një sistem i organizuar nëntokësor.
“Pavarësisht se e njohin terrenin, vështirësitë do të jenë sepse ato veprojnë nga nëntoka dhe është një sistem i organizuar nëntokësor, nën mbështetjen e iranianëve dhe Koresë së Veriut viteve të fundit që nuk është theksuar nëpër media shqiptare dhe një sasi e madhe e këtyre tuneleve, në të cilat janë të vendosura sasi të mëdha eksplozivi, që do ta rrisin ndjeshëm koston e Izraelit. Padiskutim që Izraeli ka një eksperiencë të shkëlqyer në luftrat në qendrat e banuara, madje mund të them që është ushtria më e mirë në botë në këtë lloj luftimi. Këto lloj luftimesh, duke qene se po zhvillohen edhe në terrenin e kundërshtarit dhe duke marrë parasysh dhe eksperiencën e gjatë që ka Hamasi, them që humbjet do të jenë të mëdha, por duket që kryeministri e ka marrë përsipër këtë rrezik”, tha Demiraj.
Më tej, ai shtoi se ka komunikuar me disa kolegë ë nga shërbimet sekrete dhe forcat speciale, të cilët i thanë që situata në Izrael është shumë e keqe.
“Sot kam komunikuar me disa kolegë dhe shokë nga shërbimet sekrete dhe forcat speciale. Të dy janë thirrur në pension sot, por janë thirrur në aksion. Më thanë që situata në Izrael është shumë e keqe, por ajo që bëri të mundur ky sulm, thanë që kësaj radhe qeveria, inteligjenca së bashku me forcat e agjencive liggjzbatuese janë të vendosur deri në momentin e fundit për ta pastruar krejtësisht”, u shpreh koloneli./abcnews.al