Humbja shokuese ndaj Stuttgart, shkarkime në seri te Schalke 04

schedule09:56 - 28 Shkurt, 2021

schedule 09:56 - 28 Shkurt, 2021

Schalke 04 zhytet në një kaos total. Mbrëmjen e djeshme klubi i Shkodran Mustafit u mund me shifrat 1-5 nga Stuttgart, çka ka shkaktuar edhe një “tërmet” në klub.

Sipas raportimit të Kicker drejtuesit kanë ndërhyrë menjëherë npas ndeshjes dhe kanë vendosur për shkarkimin e një pjese të madhe të stafit teknik. Trajneri Christian Gross nuk do të jetë më trajner i tyre. Ai qëndroi 2 muaj në drejtim të Schalke dhe regjistroi vetem 1 fitore.

Gjithashtu drejtori sportiv Jochen Schneider është shkarkuar nga posti i tij në klubin e njohur. Kontrata e tij përfundonte në verë. Koordinatori I ekipit, Sascha Riether dhe përgatitësi atletik, Ëerner Leuthard gjithashtu janë larguar nga drejtuesit.

Schalke është në rënie të lirë në këtë sezon dhe është shumë pranë rënies në Bundesliga 2. Gross është trajneri I tretë që shkarkohet në këtë sezon, teksa më parë është larguar David Ëagner dhe Christian Gross. /abcnews.al