Liverpool është zyrtarisht në krizë. Djemtë e Jurgen Klopp u mposhtën dje në “Anfield Road” nga Everton me rezultatin 0-2, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë.
Kjo ishte humbja e parë në derbi në shtëpi që nga viti 1999, çka ka shtuar më shumë nervozizmin e tifozëve. Madje shumë prej këtyre të fundit kanë nisur dhe një fushatë në rrjetet sociale, duke kërkuar largimin e gjermanit.
Jurgen Klopp, you are not wanted here. Get out of our club #KloppOUT pic.twitter.com/yEZAYzJN1h
— #KloppOUT (@KloppMustGo) February 20, 2021
Hashtagu #Kloppout po kthehet në trend tashmë. Edhe pse ishte pikërisht ai që fitoi titullin kampion dhe Champions League me “The Reds”, tifozët besojnë se cikli i tij ka mbaruar dhe kjo pritet të ndodhë në fund të sezonit. /abcnews.al