Humbja ndaj Trump/ Kamala Harris: Duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve

schedule22:37 - 6 Nëntor, 2024

schedule 22:37 - 6 Nëntor, 2024

Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump, shkruan BBC.

Kandidatja demokrate, gjatë një fjalimi deklaroi se duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve.

“Në kombin tonë, ne i detyrohemi besnikërisë jo një presidenti apo partie, por Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe besnikërisë ndaj ndërgjegjes dhe Zotit tonë. Besnikëria ime ndaj të treve është arsyeja pse them, ndërsa i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën që nxiti këtë fushatë”, tha Harris.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Wade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!