Gazetari Kristi Sejatllari thotë se trajneri Sylvinho nuk e lexoi mirë pjesën e dytë të ndeshjes me Poloninë, ku kuqezinjtë u mundën 2-1.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sejatllari u shpreh se Sylvinho është përgjegjësi kryesor për humbjen.
Sejatllari shtoi se lojtarët kuqezi i patën shanset për ta fituar ndeshjen.
“Në tribuna çdo gjë shkoi mirë, edhe delegacioni ishte perfekt, siguria. U dha alarm që tifozët polakë mund të ishin problematikë, fusha ishte ajo që ne na zhgënjeu. Pamë një pjesë të parë ku ekipi pritës ushtroi presion dhe ne e vuajtëm në 20 minutëshin e parë. Ne e kaluam atë pjesë. Shansin e patëm në minutën e 43, ku mbrojtja polake mbaroi. Pjesa e dytë ishte tablo tjetër. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë, Polonia u hodh në sulm. Ne duhet të kishim goditur. Kjo shkoi keq, Sylvinho nuk e lexoi mirë pjesën e dytë të lojës. Ai mbetet, trajneri është përgjegjësi kryesor”, theksoi ai./abcnews.al


