Dita e djeshme nuk ishte më e mira për të besuarit e Frank Lampard, pasi ato humbën në shtëpi kundër kampionëve të Liverpool. Chelsea u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2, ku ra në sy gabimi i portierit Kepa, i cili vulosi fitoren e “The Reds”.
Përpos humbjes në kampin blu ka optimizëm, ku është mesfushori Mateo Kovacic ai që i jep zemër skuadrës. “Është një fillimi i ri për ne. Na pret një sezon i gjatë dhe ne duhet të luftojmë fort,” janë fjalët e kroatit pas ndeshjes.
Mbas dy ndeshjeve të para, londinezët kanë vetëm 3 pikë, pasi fituan ndeshjen e parë kundër Brighton Albion. Në ditët e fundit janë shtuar zërat për transferimin e Mendyt, ku Kepa vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e tij. /abcnews.al
‘It’s a new beginning for us. The season is long and we must keep fighting hard.’ – Mateo Kovacic ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 21, 2020