Humbja ndaj Atleticos, shpërthen Messi: Bëmë gabime amatoreske!

schedule09:31 - 10 Janar, 2020

schedule 09:31 - 10 Janar, 2020

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit, duke mos u përmbajtur aspak. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” kritikoi shokët e tij për gabimet që bënë në 10 minutat e fundit, duke i quajtur gabime amatoreske. Mes të tjerash, ylli argjentinas tha:

“Është për të ardhur keq, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Dukej se kishim gjithçka në kontroll, po dominonim dhe po sulmonim gjatë gjithë takimit. Bëmë dy gabime në fund dhe u ndëshkuam, Atletico bëri gjithçka në 10 minuta.

E humbëm këtë ndeshje për dy gabime të vogla dhe kjo është një humbje që djeg. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, por për fat të keq, u eliminuam. Sot (dje) kemi bërë një hap përpara dhe po luajmë ashtu siç duam, por rezultati është i qartë dhe nuk mund t’i heqim asnjë meritë Atleticos. Ne shohim përpara dhe nuk duam të bëjmë atë gabime amatoreske sërish”, përfundoi ylli argjentinas.