Partizani është në krizë rezultatesh dhe humbja e sotme në kryeqytet përballë Teutës, e konfirmon dhe njëherë tjetër momentin “jo” të Demave të Kuq.
Kjo situatë aspak pozitive, nuk i ka pëlqyer as tifozëve të kampionëve në fuqi, të cilët e shprehin pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale. Partizani postoi rezultatin final të ndeshjes kundër Teutës dhe aty, u shkruan mbi 300 komente.
Shumë tifozë të pakënaqur me skuadrën e tyre, kritika të shumta dhe një fushatë kundër Olsi Ramës, të cilit i kërkojnë llogari për shkrirjen e ekipit të sezonit të shkuar që u shpall kampion, që nga trajneri Gega, e deri te disa lojtarë./abcnews.al