Tirana pësoi humbjen e parë në këtë kampionat në sfidën e fundit të fazës së parë kundër Kukësit me shifrat 1-2.
Bardh e blutë shikojnë verilindorët teksa afrohen me 3 pikë në garën për titullin kampion.
Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja me Kukësin, te Tirana ‘qajnë’ edhe dëmtimet. Pas Xhixhës i cili është i dëmtuar dhe mundoi në sfidën me verilindorët, një tjetër shqetësim i shtohet Orgest Shehit për sfidën e javës së dhjetë kundër Skëndërbeut.
Behet fjalë për mbrojtësin Jocelin Behiratche, për të cilin vetëm sot do merret përgjigja e testeve për shqetësimin e tij. /f.a/abcnews.al