Humbja, gabimet, objektivi i Romës dhe gjendja e tij: Rrëfehet Kumbulla

schedule21:59 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 21:59 - 10 Dhjetor, 2020

Marash Kumbulla e nisi si titullar me Romën takimin e fundit të fazës së grupeve në Europa League. Verdhekuqtë humbën 3-1 jashtë fushe kundër CSKA Sofia, teksa e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grupin A.

20-vjeçari nga Malësia e Madhe luajti vetëm pjesën e parë, teksa foli rreth humbjes dhe gjendjes së tij për Roma TV. “Kryem gabime dhe kishim mungesë përqendrimi, kjo edhe prej faktit që ishim kualifikuar.

Duhet të punojmë fort, nuk mund t’u dhurojmë gola kundërshtarëve. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Duam të shkojmë sa më larg në Europa League.

Gjendja ime? Ndihem shumë më mirë. Luajta 90 minuta ndaj Sassuolos dhe 45 minuta sot. Forma ime po vjen në rritje, mendoj se po i afrohem formës më të mirë“, deklaron mbrojtësi i kombëtares shqiptare. /abcnews.al