Sekretari për çështjet ligjore në PD, përfaqësues politik i koalicionit të djathtë në KQZ, Ivi Kaso i ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka bërë një panoramë të plotë në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kaso në fjalën e tij ka analizuar me detaje fazat në të cilën kalon rezultati përfundimtar, duke theksuar se po bëhet përgatitja e dokumentacionit në lidhje me shkeljet që janë ndeshur dhe parë gjatë procesit të numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve.
Sipas tij pas dokumentimit të plotë të të gjithë parregullsive gjatë procesit zgjedhor atëherë janë organet përkatëse që kanë në dorë përgjigjen.
“Ka përfunduar procesi i numërimit për fazën e parë të subjekteve të politike dhe vijon në disa qarqe faza e dytë për kandidatët për deputet. KQZ do të certifikojë këtë rezultat, dhe më pas do i nënshtrohet dhe fazës ankimore të subjekteve politike në lidhje me procesin e numërimit ose për certifikimin e zgjedhjeve. Pas kësaj faze bëhet dhe shpërndarja e mandateve për deputetët.
Ka shumë problematike që janë evidentuar dhe për sa kohë ne kemi shprehur rezerva jo vetëm për fazën përgatitore që ne kemi evidentuar, kemi bërë mbi 820 kallzime penale për rrethe dhe 40 në SPAK. Inaugurimet zgjedhore dhe tenderat çdo që që parashikon ligji janë shkelur dhe çdo gjë është evidentuar nga ne dhe referuar organeve përkatëse, së dyti është dokumentuar procesi i ditës së zgjedhjeve dhe së treti është dhe numërimi. Ka shkelje të rënda në zona që ju keni pasur fakte ku procesi i numërimit është pezulluar siç është në Durrës ku mandati mes PS dhe LSI ndahet për rreth 100 vota dhe parregullsitë aty janë të shumta por për shkak të sensibilitetit për shkak se ishte një diferencë e vogël ishte dhe përplasja. Çdo gjë në lidhje me këtë është në fazë dokumentimi.
Ne siç pati një proces të shpejtë numërimi, ne shpresojmë për një proces të shpejtë verifikimi të shkeljeve në bazë të provave që kemi ne deri më tani dhe faktet e tjera që i ka vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të bëjmë dhe ankimimin e plotë dhe afati ligjor për të bërë ankimimin është i shkurtër ndaj duhet të bëjmë të mundur mbledhjen dhe dërgimin në organet përkatëse. Një vendosje e fakteve para autoritete mund të bëjë të mundur dhe ndryshimin e rezultatit paraprak në disa zona”, ka thënë Kaso.
Ndër të tjera ai ka komentuar dhe rastet që janë bërë publike deri më tani ku disa komisionerë janë parë me stilolaps në dorë ku dyshohet se mund ta kenë përdorur për ta nxjerrë të pavlefshme një fletë votimi ose për të shtuar votat preferenciale.
Kaso ka theksuar se votat e pavlefshme janë një plagë që na ndjek ndër vite, por ky proces zgjedhor i kishe masive.
“Në Pukë ku është një zonë e caktuar ku numri i votave të pavlefshme është më shumë se të gjithë votat e vlefshme se të gjithë qendrat e votimit, Unë nuk mendoj se mund të ndodhte një gjë e tillë. JU paraqitët dy tipologji për të nxjerrë një fletë e pavlefshme ose për të shtuar një votë preferenciale një votë për kandidatët por kjo është e verifikueshme se pse në fillim janë evidentuar nga pamjet e numërimit të fletëve për subjekteve dhe nëse në fazën e dytë nxjerr një rezultat ndryshe por është lehtësisht e evidentueshme. Nxjerrja e fletëve të pavlefshme është një plagë e vjetër, ku këto zgjedhje është bërë në mënyrë masive se kemi parë një numër masiv të fletëve të pavlefshme. Ekipi ligjor në partinë demokratike që ndjek dhe monitoron dhe ndjek fazën e numërimit po ankimon dhe çdo shkelje që mund të ketë ndodhur. Akoma nuk kemi arritur te fakti se sa vota të vlefshme janë përzier apo konsideruar të tilla”, ka thënë ndër të tjera Kaso./abcnews.al