Juventusi humbi në shtëpi kundër Fiorentina me rezultatin 0-3 në Torino dhe tashmë bardhezinjtë “braktisin” Milanin dhe e lënë si skuadrën e vetme në “top5” ligat që nuk ka pësuar humbje këtë sezon.
Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje sot, teksa përballen me Lazio. Skuadra e Pioli nuk ka disa titullarë dhe sonte do të sforcohet për të fituar dhe për ta mbyllur si kampione dimri në Serie A.
Në Itali me një humbje nuk është vetëm Juventusi tani, pasi edhe Interi e ka provuar disfatën. Zikaltrit janë mposhtur në derbi nga Milani.
Në Angli Liverpool është ekipi i vetëm me një disfatë, në Spanjë Atletico Madrid, në Francë Lille dhe Lyon, kurse në Gjermanë janë katër skuadra: Bayern Munchen, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Wolfsburg. /abcnews.al