Humbja e jetëve në vendin e punës/ Protesta simbolike në Milano, sheshi i mbushur me arkivole

schedule09:30 - 11 Maj, 2024

schedule 09:30 - 11 Maj, 2024

Arkivolet bosh mbushën një nga sheshet më të famshme të Milanos të premten në një protestë të organizuar nga sindikata e dytë më e madhe e Italisë për të rritur ndërgjegjësimin për vdekjet në vendin e punës.

Protestuesit vendosën 172 arkivole në Piazza La Scala. Ky është numri i punëtorëve që vdiqën në punë vitin e kaluar vetëm në rajonin verior të Lombardisë.

Sindikata e punëtorëve UIL tha se po kërkon që qeveria dhe bizneset të bëjnë më shumë për të mbrojtur punëtorët italianë, sipas Associated Press.

Një tabelë në qendër të sheshit tregonte numrin e punëtorëve që kanë vdekur në vendin e punës që nga viti 2018, duke arritur kulmin në 1,709 në vitin 2020, gjatë pandemisë Covid.

Vitin e kaluar 1041 persona humbën jetën në punë në Itali.

Sipas agjencisë europiane të statistikave Eurostat, Italia renditet e teta në mesin e vendeve europiane për numrin më të madh të vdekjeve në punë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!