Ish-ylli i kombëtares angleze, Paul Stewart, ka zbuluar se fatkeqësisht ai ka humbur gruan e tij. Anglezi përmes një postimi në “Twitter” njoftoi se Bev Stewart ka ndërruar jetë dhe ai nuk mund ta përshkrojë dhimbjen e tij të madhe.
Ata kishin 33 vite të martuar si dhe kanë tre fëmijë së bashku. Paul e takoi Bevin në qytetin e tij të lindjes, në Blackpool, aty ku hodhi dhe hapat e parë të karrierës. Ata njiheshin në ishullin britanik si simbol i familjes së bashkuar.
I can not describe the pain, I love you and will always love you Bev ??? pic.twitter.com/02N0nvg2K1
— Paul Stewart (@PStewy103) October 1, 2020
Ish-sulmuesi i Tottenham mori shumë mesazhe nga shokët e tij dhe nuk munguan fjalët e ngrohta nga Gary Lineker, Paul Lake apo dhe nga Graham Roberts. Bev vdiq në moshën 56-vjeçare, një humbje kjo e parakohshme për Paul Stewart. /abcnews.al