Ministra e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët janë regjistruar 94 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë kryer 830 testime.
Ndërkohë, 8 pacientë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19. Po ashtu bëhet e ditur se janë 42 pacientë që janë shëruar.
Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.
Ndërkohë po sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 42 raste të të shëruarve dhe atë: Shkup-27, Shtip-1, Prilep-8, Tetovë-1, Veles-3 dhe Koçanë-2.
Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 pacientë dhe atë: 2 nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, 2 nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova.