Koronavirusi ka pushtuar botën, tre mjekë kanë humbur jetën së fundmi. Autoritetet franceze bëjnë me dije se mjekët ishin të gjithë nga rajoni Grand Est në Francën verilindore.
Njëri prej tyre është mjek i përgjithshëm në Moselle, një obstetër-gjinekolog në Mulhouse dhe një mjek tjetër i përgjithshëm në Colmar.
Ndërkohë deri më tani 490 mjekë e infermierë në Francë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërsa numri i përgjithshëm i mjekëve që kanë humbur jetën deri më tani është 862 persona./abcnews.al