Ish-ylli i Celtic, Henrik Larsson, ka folur për herë të parë për humbjen e vëllait të tij. Suedezi në një intervistë për “Lockdown Tacticks Podcast”, tregoi dhimbjen e madhe që kaloi, kur vëllai i tij Robert vdiq në vitin 2009 nga overdoza e drogës.
”Gjatë kohës kur unë luaja në Skoci, kisha një vëlla i cili ishte i varur nga droga. E dija se ai ishte përdorues i rregullt, por nuk ishte aspak e lehtë për mua që t’ia ndryshoja mendimin. Në fund ai mori një overdozë dhe dhimbja që kalova unë me prindërit e mi është e papërshkrueshme”, deklaron Larsson.
”Në atë kohë kam folur shumë, madje ka ditë që bisedoj me bashkëshorten time për gjërat që unë nuk kam dëshiruar t’i bisedoj me njerëz të tjerë. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të shprehur atë që ndjejmë dhe të kemi pranë dikë që të na mbështesë.
Pasi vdiq vëllai, për disa kohë nuk ndihesha mirë me veten dhe kisha shumë pyetje që nuk i gjeja dot përgjigjen. Dua të falënderoj gruan time, Magdalenën, e cila më këshilloi që të merrja ndihmë profesionale për ta kaluar situatën e vështirë që po kaloja”, mbyll ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester United. /abcnews.al