Humbi të atin nga virusi, Çiljeta Xhilaga rrëfen e prekur momentet e fundit me të ndjerin

schedule12:23 - 2 Mars, 2021

schedule 12:23 - 2 Mars, 2021

Pak javë më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin pas një beteje të gjatë me koronavirusin. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ndërkohë që së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”  ajo ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të ndjerin.

Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.

Më tej, këngëtarja ndau dhe një tjetër detaj, teksa u shpreh se para të përcillnin babanë për në banesën e fundit, Ingrit Gjoni e kishte parë atë në ëndërr.“Merakun më të madh kisha përballjen e natës së parë me varrin. Madje Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr babanë tim ditën që do e përcillnim. Më tregoi sikur e kishte marrë babai im në celular nga atje ku ishte dhe e kishte pyetur si isha unë.

Dhe i kishte thënë nuk kam vdekur akoma në këto momente më kanë lënë në një dhomë në pritje dhe nesër është dita. Unë me këtë mesazh mora një lloj qetësie shpirtërore dhe thashë të gjitha porositë që i kam lënë i ka dëgjuar të gjitha”, shtoi më tej këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!