Humbi nga grupi turistik në Karaburun, flet 64 vjeçarja që u shpëtua: Nuk shikoja dot nga mjegulla

schedule11:55 - 13 Mars, 2023

schedule 11:55 - 13 Mars, 2023

Mbërrin në destinacion gruaja 64 vjeçare Drita Elezi që humbi një ditë më parë në Karaburun. 6 efektivë të Delta e kanë sjellë 64 vjeçaren në afërsi të Llogarasë. Ndërkohë, gjatë natës kërkimi është kryer nga 6 efektivë të tjerë të Forcave Delta dhe zonave të mbrojtura.

64 vjecarja është pritur në momentin e mbërritjes nga prefekti i qarkut dhe familjarë të saj. Drita tregon momentet kur humbi kontaktet për shkak të mjegullës por edhe momentet që ka kaluar gjatë natës. Nuk ka pasur mundësi të ndezë një zjarr ndërsa thekson se ishte e vështirë për të.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka 10 vjet që ushtron këtë sport. “Ishte faji im. Humba kontaktin me grupin. Kishte shumë mjegull dhe prandaj nuk shikoja dot. Ishte pak ftohtë. Kam rreth 10 vjet që merrem me këtë sport.”, ka thënë mes të tjerash ajo për gazetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!