Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në Kosovë. Mediat në Prishtinë raportojnë se Veseli është liruar përkohësisht nga Gjykata Speciale në Hagë dhe mesditëne sotme ka arritur në territorin e Kosovës.
Ai fillimisht ka shkuar drejt varrezave në fshatin e tij në Broboniç për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë tre ditë më parë.
Kadri Veselit i është lejuar edhe të vizitojë familjen në Mitrovicë.
Makinat të cilat bëjnë përcjelljen e Veselit tashmë janë parë në rrugët e Kosovës, kurse gjatë kësaj kohe do të shoqërohet nga veturat e EULEX-it.