Humbi Kryesinë e PS-së për 7 vota, Pjerin Ndreu: Nuk dija asgjë, vetëm kur lexoi Rama emrat

schedule17:25 - 2 Shtator, 2021

schedule 17:25 - 2 Shtator, 2021

Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ishte vetëm 7 vota larg zgjedhjes në Kryesinë e re të Partisë Socialiste duke mos arritur që të fitojë.

Në një postim në Facebook, ai thotë se nuk bëri asnjë përpjekje për të lobuar, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat dhe se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij.

Nje Faleminderim dhe sqarim! Faleminderit 166 anetareve te Asamblese Socialiste qe votuan per mua per anetar kryesie, megjithese nuk kam bere asnje perpjekje per te lobuar per vota!

Mirenjohje Kryeministrit per nxjerrjen e emrit tim, megjithese une nuk dija asgje se do isha kandidat!

Ne fund nuk kalova numrin e duhur per te qene ne kryesi!

Te qenit  anetar kryesie nuk ka qene asnjehere ambicje per mua dhe as se kam menduar. Detyra qe kam eshte paresore dhe tejkalon cdo ambicje tjeter.

Angazhimi im eshte i fokusuar ne kryerjen me korrektese e perkushtim te detyres se Kryetarit te Bashkise Lezhe, dhenien e sherbimit te qytetareve me standarte te larta, dhe ndryshim i realitetit te zymte te asaj zone turistike qe duhet cuar para me cdo çmim” shkruan ai./ db/Abcnews.al