Humbi krahët dhe njërën këmbë në moshën 6-vjeçare, sot është një modele e mrekullueshme

schedule14:58 - 25 Janar, 2023

schedule 14:58 - 25 Janar, 2023

Një e re nga Ekuadori dëshmon se një person duhet të vazhdojë të luftojë pavarësisht vështirësive që has, pasi humbi krahët dhe njërën këmbë në një incident, ajo gjithsesi arriti të bëhet një modele e kërkuar.

26-vjeçarja Victoria Salcedo në moshën 6-vjeçare preku një tel korenti dhe u godit nga rryma, duke shkuar në spital. Aty, sipas nypost.com, mjekët ia prenë krahët dhe këmbën e majtë.

Që atëherë, vajza mund të ketë pasur një kohë të vështirë, por ajo ka mësuar të përdorë këmbën e saj të djathtë për të kryer detyrat e përditshme si ushqimi, larja e flokëve dhe aplikimi i grimit. Më pas, ajo vendosi një protezë në këmbën e majtë dhe filloi të stërvitet intensivisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Salcedo (@vicco_salcedo)

Kështu, në moshën 19-vjeçare, ajo u pikas aksidentalisht nga një agjent modelingu dhe rezervoi një set fotografik, i cili i ndryshoi jetën. “Kurrë nuk kam menduar se do të isha një person me ndikim për njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Madje, në vitin 2021 ajo mori pjesë në konkursin e Miss Ekuadorit dhe sqaroi se “nuk shkova atje për t’u pranuar. Shkova atje për të përfaqësuar vendin tim, për të përfaqësuar veten si grua, për të përfaqësuar veten si shpirt, si një formë tjetër bukurie”.

Shikoni videot dhe fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Salcedo (@vicco_salcedo)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Salcedo (@vicco_salcedo)

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!