Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi kontrollin e mjetit në aksin Shëngjin-Velipojë, lëndohen dy persona. Nis procedimi penal për drejtuesen

schedule11:13 - 23 Prill, 2025

schedule 11:13 - 23 Prill, 2025

Një aksident është regjistruar në aksin ‘Shëngjin-Velipojë’ ku një automjet që drejtohej nga një 23 vjeçare ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesja dhe pasagjerja kanë marrë lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetën , ndërkohë e reja është proceduar penalisht.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. R., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.”

/ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!