Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse ndodhet prane nje këndi lojrash. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që nisen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit / abcnews.al