Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti, pranga shoferit/ Rrëzoi makinën në liqenin e Vaut të Dejës, plagosen dhe dy pasagjerë

schedule09:55 - 29 Janar, 2026

schedule 09:55 - 29 Janar, 2026

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Zef Buçaj 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi Ndok Çokaj, 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi Arol  Nikaj 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!