Policia e Tiranës ka vënë në pranga shoferen 49-vjeçare, Flutura Zaimi e cila pasi humbi kontrollin e automjetit u përplas më një motor të parkuar dhe për pasojë shkatërroi plotësisht stacionin e urbanit.
Lexo edhe: “Po vdes”! Shoferja humbi kontrollin dhe u fut në stacion, përplas dy gra me “Benz” (VIDEO)
Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes 49-vjeçarja, ka lënduar 3 qytetarë, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe: Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:55., te zona e “Vasil Shantos” në kryeqytet.
Informacion- F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/