Humbi kontaktet me familjarët/ Korçë, gjendet i pajetë 50-vjeçari

schedule20:06 - 16 Tetor, 2024

schedule 20:06 - 16 Tetor, 2024

Një 50-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët në Korçë prej tre ditësh, është gjendur i pajetë në lagjen 14 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 50 vjeçari nuk ka komunikuar prej tre ditësh me vëllanë dhe nipin e tij, ndërsa ata janë paraqitur në komisariat për të bërë denoncim.

Pasi policia mbërriti në banesë, e gjeti 50 vjeçarin të pajetë.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet që mund të ketë humbur jetën nga arresti kardiak./abcnews.al