Humbi jetën një ditë më parë, grevistët nderojnë kolegun në heshtje

schedule12:26 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:26 - 24 Shkurt, 2020

Me shirita të zinj dhe heshtje grevistët e Ballshit dhe të Poçemit kanë nderuar kolegun që humbi jetën një ditë më parë.

Artan Voshtina, ndërroi jetë menjëherë pasi u kthye nga protesta e naftëtarëve. 50 vjeçari pësoi atak kardiak. Ai protestoi bashkë me qindra naftëtarë të Ballshit duke mbështetur grevën e urisë për të kërkuar pagat e 3 muajve dhe rinisjen e punës në uzinë. Ne emër të gjithë kolegëve ka folur shoku i fëmijërisë dhe kolegu i tij Sokol Dauti.

“Sot ndodhemi në ditën e tetë të ecurisë, gjendja shëndetësore sa vjen edhe rëndohet. Mbrëmë kemi mësuar me hidhërim largimin nga jeta të kolegut tonë, i cili dha jetën për uzinën. Prind i dy fëmijëve, naftëtar me shpirt rebeli që protestoi që ditën e parë për të drejtat e tij. Gjendja ekonomike është tejet e rënduar, kolegu ka pasur probleme shëndetësore. Nga mjekët kam mësuar se shkaku ishte është arrest kardiak”, u shpreh Dauti.

Mendoni se do të marrë zgjidhje problematika juaj?

Urojmë që problematika të zgjidhet një orë e më parë. Kërkesat tona i kemi bërë të qarta, politika e ka në dorë zgjidhjen. Të bëhen bashkë për fatin e Mallakastrës, është fati i të gjithë naftëtarëve.

I pyetur se nëse ka pasur tentativë apo ndërhyrje nga palët politke për ta shfytëzuar protestën,  ai tha se e rëndësishme për ta është të marrin zgjidhje: “Gjithkush ka të drejtën ta shfyrtëzojë, le të shfyrtëzojnë politikën e tyre, por të bëhen pjesë e zgjidhjes tonë”, theksoi ai.

Ndërkohë 2 greva urie po zhvillohen në Mallakastër për shkak të ndaljes së punës në Uzinën e Ballshit. 14 punonjës të nënstacionit të Poçemit janë grevë urie prej 12 ditësh ndërsa 10 naftëtarë të uzinës së ballshit kanë hyrë në ditën e 8 të grevës së urisë.

Ata kërkojnë shlyerjen e pagave dhe rinisjen e punes. Shkak për ndaljen e punës dhe mos shlyerjen e pagave është bërë mosfurnizimi me lendë të parë naftë bruto nga Bankers Petroleum, çka çoi në vështirësi financiare kompanitë që administrojnë uzinën, tosk dhe bylis energy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!