Mëngjesin e kësaj të enjte një tjetër viktimë është shënuar nga Covid 19 në vendin tonë.
Ai është një 55 vjeçar me profesion mësues në Rreshen të Mirditës, i cili nuk ja ka dalë në këtë betejë me koronavirusin.
Burime për Abc News bëjnë me dije se mësuesi prej 10 ditësh ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv, ku prej dy ditësh ishte i intubuar.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar 141 raste të reja me Covid dhe 3 persona kishin humbur jetën. /abcnews.al