Humbi jetën nga COVID-19, Margariti: Me shumë gjasë të ka mbetur një punë e papërfunduar

schedule10:22 - 9 Gusht, 2020

schedule 10:22 - 9 Gusht, 2020

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo.

Bajo humbi jetën nga COVID-19. Lajmi u konfirmua mëngjesin e sotëm nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa kujton punën e vyer të skulptorit ministrja shprehet se kujtimi dhe vepra e mjeshtrit të skulpturës do të jetë gjithmonë mes nesh.

Lexo edhe: “Mëngjes i trishtë!” Humb jetën nga COVID-19 skulptori i njohur Arben Bajo

Statusi:

“Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty…

Një ditë kaq e trishtë sot!

Kemi një artist më pak..

Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh…. u nda prej nesh.

A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?

U prehsh në paqe!

Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!”, shkruan Margariti.