Humbi jetën duke luftuar me flakët, përcillet në banesën e fundit 64-vjeçari në Gjirokastër

schedule10:44 - 4 Gusht, 2021

schedule 10:44 - 4 Gusht, 2021

64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën tragjikisht për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër është përcjellë këtë të mërkurë në banesën e fundit.

Lexo edhe: Zjarri i erdhi në bahçe, ky është 64-vjeçari që humbi jetën në Gjirokastër duke luftuar me flakët

Si pasojë e flakëve mbeti e dëmtuar edhe bashkëshortja e tij e cila po merr trajtim në spitalin rajonal Gjirokastër.

Lexo edhe: Viktima e parë nga zjarret, humb jetën 64 vjeçari në Gjirokastër, në gjendje të rëndë bashkëshortja

Çifti i bashkëshortëve janë përpjekur të shuajnë flakët e zjarrit, por fatkeqësisht kjo rezultoi fatale për 64-vjeçarin.

64-vjeçari është viktima e parë e shënuar nga zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë.

Më herët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje banorëve të zonave të cilat janë të rrezikuar nga zjarri të mos bëjnë rezistencë, por të lajmërojnë autoritetet dhe të largohen nga banesat e tyre.

/abcnews.al/