Humbi gjyqin kundër Amber Heard, Johnny Depp merr një tjetër goditje nga gjykata

schedule07:21 - 26 Nëntor, 2020

schedule 07:21 - 26 Nëntor, 2020

Johnny Depp i është refuzuar leja për të apeluar humbjen e gjyqit të tij për shpifje pasi një gjykatës arriti në përfundimin se ai sulmoi ish-gruan e tij, Amber Heard. Aktori ishte zotuar të apelonte vendimin e gjykatës pasi humbi çështjen kundër botuesit të gazetës The Sun, News Group Newspapers, të cilin e paditi për një artikull në të cilin shkruhej se kishte abuzuar me Heard.

Gjykatësi, i cili kishte hedhur poshtë pretendimin e Depp, gjithashtu i refuzoi lejen për të apeluar kundër gjykimit të tij. Në vendimin e bërë publik të mërkurën, gjykatësi urdhëroi gjithashtu që Depp të bënte një pagesë fillestare prej gati 630.000 paund ndaj News Group Newspapers, për të mbuluar tarifat e tij ligjore.

Johnny Depp dhe Amber Heard

Pak javë më parë, Depp pranoi se atij iu kërkua të jepte dorëheqjen në filmin që ishte angazhuar, në të cilën ai përsëri mohoi pretendimet e abuzimit ndaj ish gruas Amberdhe u zotua të apelojë vendimin e gjykatës. Warner Bros vendosi të ndërpresë punën me Depp menjëherë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje ndaj “The Sun”. /abcnews.al