Humbi garën për kryetar të PD-së, Kadilli: Unë nuk jam Luli, do shpalos me këmbëngulje projektin tim

schedule10:42 - 14 Qershor, 2021

schedule 10:42 - 14 Qershor, 2021

Fatbardh Kadilli këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat, pas rezultatit të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të PD-së. Gjatë fjalës së tij Kadilli u shpreh se kjo garë nuk ishte e barabartë sepse sipas tij zgjedhjet ishin shumë më keq se mes palëve politike.

Lexo edhe: “Bashën s’e urova për fitoren”, Kadilli: Sot demokratët mburren se bëmë garë në krahasim me të tjerët

Më tej ai theksoi se pranon humbjen e zgjedhjeve, por shtoi se nuk do të heqë dorë nga projekti i tij me të cilin synon ringritjen e Partisë Demokratike.

“Jam krenar që ndeza shkëndijën e garës. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk është ekskluziviteti i askujt. Sot asnjë demokrat nuk mund të thotë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim apo për të shprehur keqardhje për fitoren e Lulit.

Kishte pabarazi në këtë garë. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrë. Deputetë dhe kryetar degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat.

Ato qindra vota që mbështetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re. Unë nuk iki, nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re por do të vazhdoj të shpalos me këmbëngulje këtë projekt në ringritje sepse vetëm kështu opozita bëhet e vërtetë”, tha Kadilli.

Kujtojmë se sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha mori 81% të votave në të gjithë vendin, ose thënë ndryshe 32 882 vota.

Ndërkohë në vend të dytë u rendit Agron Shehaj i cili mori rreth 15% të votave, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të PD votuan për Edit Harxhin dhe Fatbardh Kadillin.

Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli ishte i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!