Ish-kandidati në Primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tanimë merr një pozicion të rëndësishëm në Partinë Demokratike,
Alimehmeti me anë të një statusi në “facebook”, sqaroi se bëhet fjale për drejtues në Departamentin e Shëndetësisë në PD, duke u shprehur se ndjehet i nderuar dhe i vlerësuar nga demokratët.
Njoftimi i PD-së:
Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.
Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë. Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.
Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.r.t/abcnews.al