Humbi durimin duke pritur të testohej, pacienti heq maskën dhe pështyn mjekët për t’i infektuar me Covid-19

schedule10:45 - 11 Mars, 2020

schedule 10:45 - 11 Mars, 2020

Një incident i rëndë mes një pacienti dhe disa mjekëve ka ndodhur në spitalin e Napolit në Itali. Një mjek dhe një infermiere janë sulmuar në spitalin e Napolit, nga një pacient i cili po priste që t’i bëhej testi për koronavirus.

Teksa priste, pacienti i dyshuar për Covid 19 humbi durimin dhe pasi hoqi maskën ka pështyrë në fytyrë me mjekun dhe infermieren. Si mjeku ashtu edhe infermieria janë vënë mënjëherë në izolim dhe i janë nënshtruar analizave, ndërsa personi që i sulmoi është larguar pa lënë gjurmë.

Drejtori i spitalit të Napolit u shpreh për ngjarjen:

“Humba një mjek dhe një infermiere shumë të përgjegjshme. Tani ata nuk mund t’i shërbejnë pacientëve, sepse mund të jenë infektuar. Të pështysh mbi një person në këto momente, është njësoi si ta qëllosh me pistoletë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!