Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta aktorja e njohur e telenovelave

schedule11:42 - 12 Tetor, 2020

schedule 11:42 - 12 Tetor, 2020

Aktorja e njohur Carmen Sevilla, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Media spanjolle `El Nacional` konfirmoi se Carmen Sevilla kishte vdekur vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të nëntëdhjetë, shkruan The Sun.

Në vitin 2012, u bë publike se Carmen vuante nga demenca. Ndërsa më vonë në vitin 2016, u raportua nga të afërmit se se ajo nuk e njihte më as shtëpinë e saj.

Aktorja e nominuar për Oskar, e cila dikur luajti së bashku me Charlton Heston, lindi në Seville, Spanjë, në vitin 1930. Ajo bëri famë pas rolit të saj të parë në `Jalisco Sings në Seville` në 1948, ndërsa pas tij Carmen vazhdoi të luante në një numër filmash klasikë.

Karriera e Carmen mori edhe më shumë sukses në vitet ’90, kur ajo kërceu në shfaqjen spanjolle Telecino Telecupón. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!